MENU
klinika

Turneu i madh i tenisit

Lëvizja e drejtuesve për të shpëtuar US Open

21.05.2020 - 14:21

Përjashto Australian Open, asnjë turne tjetër madhor tenisi nuk është zhvilluar. Pas shtyrjes së “Roland Garros” dhe pezullimit të Wimbledon tashmë është radha e US Open të përballet me krizën e coronavirus.

Për momentin nuk ka ende një vendim final për turneun që zhvillohet në New York, qytetin më të prekur nga virusi vdekjeprurës. US Open do të zhvillohet më 31 gusht-13 shtator, ndërkohë që terrenet e tij që ishin përdorur për të ndërtuar një spital provizur tashmë i janë rikthyer normalitetit.

Gjithsesi, në rast se turneu zhvillohet në New York, ai me shumë gjasa do të jetë pa tifozë. Organizatorët e US Open po mendojnë edhe një alternativë të dytë, zhvillimin e tij në një qytet tjetër. Sipas mediave amerikane, grand slam i fundit sezonal të zhvillohet në Orlando ose në Indian Wells.