MENU
klinika

Citon thëniet e aktorëve: Të gjithë të lënduarve….

“Mos më kryqëzoni”- Rama në interpelancë për shembjen e Teatrit Kombëtar

28.05.2020 - 09:40

Kryeministri Edi Rama gjatë interpelancës në Kuvend e thërritur nga deputetët e opozitës së re, ka cituar thëniet e aktorëve që u rreshtuan pro ngritjes së Teatrit të ri Kombëtar.

Rama i është përgjigjur Rudina Hajdarit dhe personave të tjerë që sipas tij u lënduan nga shembja e kësaj godine.

“Kur e nisën protestën për Teatrin, as ju as ata që janë kthyer në bijtë e lënduar të Shekspirit dhe Molierit jo vetëm nuk ishit aty por ju ishte thënë të mos dukeshit aty, aty ishin Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi, jo dy Budinat, po i përgjigjem Hajdarit dhe gjithë të lënduarve për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesve të vërtetë jo aktorëve politikë që luajnë Teatrin, te unaza e re te e vjetra apo aty ku bashkohen dy unazat.”

Robert Ndrenika: Mos më kryqëzoni kam qenë e jam për Teatër të ri e bashkëkohor që ka detyrë për ta bëjë shteti paratë ti marrë ku të dojë, ndoshta edhe aty ku i merrte Tito.

Arben Derhemi: Të mos preket trualli dhe të shpallet konkurs ekspertësh për Teatrin, skena na njeh kush jemi dhe sa vlejnë, ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë tempullit janë jashtë historisë.

Bujar Asqeriu: Jam për unitetin dhe paqen sociale, nuk e mbështes protestën, unë në atë godinë nuk futem më se është sëmundje e kam thënë, nga ajo godinë që vdiqën shokët e mi më duket se jam sëmurur dhe unë, boll se u teprua

Reshat Arbana: Nëse një pjesë e territorit qenka e bashkisë le t’ja lërë teatrit, ta mendojnë specialistët, lërjani territorin teatrit

Paja: harrojmë gjërat kryesore dhe merremi me llac dhe tulla, TK e ka emrin TK dhe nuk duhet të vijojnë ata që banojnë në tiranë, por ata që e meritojnë

Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu teatër i ri, jam kundër që toka ti falet dikujt, ai që ekziston nuk ka kurrfarë vlere”, thekson Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!