MENU
klinika

"Në mars- prill patëm 38 mijë të pushuar"

Ndryshon paketa e dytë ekonomike/ Ibrahimaj: Do e përfitojnë pagën…

27.05.2020 - 15:29

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se në mars- prill Shqipëria pati 38 mijë të papunë nga koronavirusi dhe tashmë është hapur thirrja e re për aplikim për pagë lufte deri më 5 qershor,

Ibrahimaj thotë se edhe nëse nuk aplikohet nga bizneset, atëhere paga e luftës 40 mijë lekë e njëjta si ajo e paketës së dytë ekonomike do i kalojë automatikisht atyre që u takon.

Ky është një ndryshim procedurial pasi jo të gjithë kanë përfituar pagën e luftës 40 mijë lekë pasi bizneset nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre, por tashmë ato do të kalohen me apo pa aplikimin e bizneseve përkatëse deri më 5 qershor ku mund të aplikohet si me paketën e dytë. Deri tani kanë përfituar nga paketa e dytë ekonomike 109 mijë e 644 individë nga 176 mijë që ishte parashikuar të përfitonin, dhe që do përfitojnë sipas Ibrahimajt me këtë ndryshim të ri.

‘’Ne kemin ndjekur me kujdes ankesat si nga individët dhe tatimpaguesit që nuk kanë përfituar dot nga paketa e dytë. 38 mijë individë të larguar në mars- prill nga puna. Këta individë që janë larguar do përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit. Të gjithë që do jenë përfitues të këtij ndryshimi që do të kenë mundësi deri në 5 qershor të aplikojnë. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë  atëhere pagën e luftës do ua kalojmë automatikisht. Duke arritur vlerën e 176 mijë personave. ‘’- tha Ibrahimaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë

“Shëndetësia falas?”/ Ja çfarë pritet në 2020!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!