MENU
klinika

300 efektivë policie të angazhuar

Nis protesta për Teatrin, himni mbledh artistë e qytetarë në Bulevard

20.05.2020 - 17:11

Ka nisur protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Me tingujt e “Himnit të teatrit”, qytetarë dhe artistë i janë bashkuar protestës në Bulevard. Me sa duket Policia e Shtetit ka vendosur të ulë numrin e efektivëve që do të mbajnë rendin dhe qetësinë në protestën e sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, 3 ditë pasi godina e tij u shemb nga fadromat e Bashkisë.

300 punonjës policie janë të angazhuar, si dhe forcat e rendit, Shqiponjat dhe dy njësi të FNSH por më pak trupa se në protestat e kaluara. Do të ketë dhe efektivë të RENEA-s që do të monitorojnë nga lart protestën dhe personat e rrezikshëm.

Një grup i FNSH-së dhe autobotet me ujë do jenë të pozicionuara te Kryeministria të gatshëm për të ndërhyrë. Efektivët e policisë ndërkohë janë të pajisur me maska kundragazi. Në gatishmëri do jenë dhe zjarrfikësit.

Aktori Neritan Licaj me anë të një fjalimi të mbajtur përpara qytetarëve, në protestën e dytë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar,  tha se duhet të jepet drejtësi për shpirtin e pushkatuar. Licaj u shpreh se Rama prishi Teatrin dhe historia ka për ta dënuar.

“Ne duam një vend normal, si gjithë Europa. Unë besoj se kauzë më të mirë sesa Teatri nuk ka. Cështja jonë ka qenë patriotike, paqësore, qytetare, që të shprehemi të gjithë. Ne e kemi quajtur teatrin si sheshi i lirisë. Kjo sepse ne aty iu thoshim të vërtetat në sy njëri tjetrit. Unë do doja drejtësi për këtë krim që u bë.

Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat institucionale. Duhet drejtësi për këtë shpirt të pushkatuar. Te Teatri nis bota shqiptare. Cdo gjë që ka të bëjë me mua, ka të bëjë edhe me ju, me të gjithë. Jam krenar që jam shqiptar, sepse jemi racë e fortë. Duhet parë përtej parave, përtej pushtetit. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”, tha Licaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!