MENU
klinika

Dyshimet e policisë

Një 31-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

14.05.2020 - 07:20

Një femër e moshës 31 vjeçare është gjetur e vdekur mbrëme rreth orës 21:00 në banesën e saj në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detajet.

“Më datën 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, njësia reaguese policore ka dalë në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore, rreth 31 vjeçare.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe njësia e forenzikes”, tha Kelani.

Policia sakaq po heton për të zbadhur shkaqet e vdekjes së saj, nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat