MENU
klinika

Masakrat ndaj grave dhe fëmijëve në Afrikë përmes vaksinave

Pas Covid-19 fshihet Bill Gates! Deputetja italiane i çjerr maskën

19.05.2020 - 09:47

Shtohen zërat se Covid-19 është një lojë e mirëmenduar e disa individëve të fuqishëm. Të shumtë janë ata që shprehen se pas gjithçkaje fshihet themeluesi i Microsoft, Bill Gates. Në të njëjtën linjë është dhe deputetja italiane Sara Cunial. Një fjalim i saj në Parlament është bërë hit kohët e fundit dhe gazeta po e sjell një pjesë të tij më poshtë, marrë nga “Globalvillagespace”. Por nga ana tjetër ndaj Bill Gates ka ardhur një goditje e fortë dhe nga Rusia, pasi Putin ka përzënë Microsoft.

Fjalimi i deputetes italiane

Hobs thoshte se pushteti absolut nuk lind si një detyrim nga lart, por nga zgjedhja e individëve të frikësuar që ndihen më të mbrojtur duke hequr dorë dhe duke ia dorëzuar lirinë e vet një të treti. Po u bëhet anestezi trurit të njerëzve nëpërmjet masmediave të blera, dezinfektantëve dhe NLP-ve, deri në pikën që të arrihet të na programohen edhe emocionet; të na manipulohen ndjenjat.

Tashmë kemi kuptuar që nuk shkakton vdekje virusi i vetëm. Falë ligjeve që po nxjerrim do vdesin shumë më tepër nga mizerja dhe varfëria. Dhe ashtu si në regjimet më të suksesshme faji do shkarkohet tek vetë qytetarët. Na hiqni lirinë dhe na thoni që e kërkuam vetë, se e kemi vetë fajin.

Më shumë nga të gjithë do ta pësojnë fëmijët tanë, shpirtra të përdhunuar prej të njëjtëve që hiqen si garantues të të drejtave të tyre. Do t’u lejohet e drejta e arsimimit vetëm kundrejt një byzylyku për t’i mësuar dhe edukuar me lirinë e mbikëqyrur, në këmbim të një tableti dhe një monopatine. Gjithçka për të kënaqur orekset e një kapitalizmi financiar motori i të cilit është konflikti i interesit. Përfaqësuar sot nga OBSH, financuesi kryesor i së cilës është “filantropi” dhe “shpëtuesi i botës” Bill Gates.

Ne e dimë të gjithë tashmë. Që në 2018 Bill Gates profetizoi një pandemi dhe e simuloi atë tetorin e kaluar në Event 201 bashkë me miqtë e tij të Davos-it. Ai prej vitesh është investuar në plane të shpopullimit dhe kontrollit të politikave globale me synimin për të marrë dominimin mbi agrikulturën, teknologjinë dhe energjinë.

Gates ka thënë me gojën e tij fjalët e mëposhtme: “Nëse bëjmë një punë të mirë me vaksinat, sektorin e shëndetësisë dhe riprodhimin, mund ta ulim popullsinë e botës në 10 – 15 për qind. Vetëm një gjenocid mund ta shpopullojë botën”.

Me vaksinat e tij Gates ka arritur të sterilizojë deri tani miliona gra në Afrikë. Ka provokuar një epidemi poliomeliti që ka paralizuar 500 mijë fëmijë në Indi. Dhe vazhdon sot me DTP e tij të shkaktojë më shumë vdekje se vetë sëmundjet; ashtu si me OMGJ-të e veta sterilizuese që ua dhuron me bujari popullatave të uritura.

Ai po planifikon të shpërndajë vaksinën kundër Covid si mjet për të riprogramuar sistemin tonë imunitar ndërkohë që po mbyll aferat e veta multimiliardëshe me kompanitë e teknologjisë 5G në Shtetet e Bashkuara: Ky është Deep State.

Që në bashkëpunim me industrinë farmaceutike po financon brezin e mjekëve të së ardhmes duke i indoktrinuar ata për ti bërë të heqin dorë nga gjykimi i lirë dhe betimi i Hipokratit e për të shpërndarë nëpërmjet tyre medikamentet e prodhuara me këtë qëllim.

Që në bashkëpunim me qeveritë po merr në posedim dosjet tona shëndetësore pasi ngritën programe europiane si Europa ID2020 për identifikimin elektronik, që i referohet pikërisht një vaksinimi masiv që do krijonte këtë platformë dixhitale me të dhëna sensitive.

Kontributi i Italisë në luftën kundër koronavirusit është 140 milionë euro nga të cilat 120 milionë do i jepen Gavi Alliance një OJF e krijuar nga Fondacioni i Bill Gates. Kjo është vetëm një pjesë e 7.4 miliardë eurove të mbledhura nga Komisioni Europian për të gjetur vaksinën kundër koronavirusit që do përdoret për atë që thashë më lart.

Asnjë cantim për sieroterapinë, e cila kushton shumë më pak. Asnjë cantim për masat parandaluese, masat e vërteta që kanë të bëjnë me stilin tonë të jetës, ushqimin dhe qasjen ndaj mjedisit. Sepse objektivi i vërtetë i kësaj që po ndodh është KONTROLLI TOTAL dhe DOMINIMI ABSOLUT mbi qenien njerëzore që shndërrohet kështu në kavje dhe skllave duke iu dhunuar sovraniteti dhe liria e gjykimit.

Kjo po ndodh edhe falë gënjeshtrave tona si politikanë, të cilat i maskojmë me emrin e pështirë kompromise politike.

Atëherë, ndërsa ju këtu brenda do vazhdoni me planin tuaj të aktivizimit të kodit Nuremberg me zgjidhje të detyruara të bazuara te frika dhe intimidimi, ne dhe qytetarët do jemi jashtë për të ngritur vatra rezistence për t’jua bërë të pamundur të na mposhtni të gjithëve…

Ilaritet i fortë në sallë, ndërhyn drejtuesi i seancës: Kolegë deputetë, kjo është një sallë ku secili ka të drejtë të shprehë mendimet e veta dhe ku secili ka detyrimin të respektojë mendimin e tjetrit. Nëse keni mendim të kundërt, jeni të lirë të merrni fjalën më pas dhe shprehuni. Mjaft me këtë sjellje. E nderuara Cunial, ju lutem konkludoni.

…Faleminderit zoti kryetar. Po konkludoj. Kërkoj nga ju i nderuar të bëheni zëdhënësi ynë për t’i kaluar një këshillë kryeministrit Conte: I dashur kryeministër Conte, herën tjetër që do marrësh një telefonatë nga “filantropi” Bill Gates, përcille menjëherë te Gjykata Ndërkombëtare Penale për Krimet kundër Njerëzimit. Nëse nuk e bën këtë, na thuaj si duhet të të quajmë: Miku i tij avokat që merr urdhëra nga një kriminel?

Putin përzë Bill Gates

Presidenti rus Vladimir Putin ka bllokuar Bill Gates dhe kompaninë e tij. Për më tepër, Gates dhe Microsoft u vendosën në një listë kontrolli nga Shërbimi Federal i Sigurisë për shkak të “shqetësimeve për sigurinë dhe besueshmërinë”.

Heqja e të gjithë softuerit Microsoft tani ka filluar në Rusi me efekt të menjëhershëm. Zëdhënësi i qeverisë Sergei Zheleznyak shpjegoi se Microsoft kryente mbikëqyrje minutë-minutë të miliona qytetarëve rusë dhe qytetarëve të vendeve të tjera. Raporti nxjerr në pah shqetësimet e Rusisë: “Shtetet e Bashkuara, e cila e paraqet veten si një bastion i demokracisë, në të vërtetë ka kryer mbikëqyrje minutë-minutë të dhjetëra miliona qytetarëve të Rusisë dhe vendeve të tjera”.

“Të gjitha kompanitë më të mëdha të internetit që janë formuar në Shtetet e Bashkuara janë të përfshirë në këtë histori të keqe dhe këto kompani operojnë në territorin e vendit tonë”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Themeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili është vendosur në një listë kontrolli të shërbimeve federale të sigurisë (FSB), gjithashtu është hetuar për një rishikim të aktiviteteve të tij, në pritje të hetimit të mëtejshëm, në bazë të urdhrave të Kremlinit, të cilët këtë individ sëbashku me George Soros dhe Jacob Rothschild i kanë futur në listën e zezë të krijuar nga Federata Ruse.

Bloomberg raportoi se Artem Ermolaev, kreu i teknologjisë së informacionit në Moskë dhe ministri rus i komunikimeve, Nikolay Nikiforov, tha se Moska fillimisht do të zëvendësojë Microsoft Exchange Server dhe Outlook në mijëra kompjuterë me një sistem emaili të zhvilluar nga kompania ruse Rostelecom PJSC.

Vitin tjetër, programi kompjuterik i zhvilluar nga “New Cloud Technologies”, një tjetër ofrues i programeve ruse, do të instalohet në Rusi në miliona sisteme. Microsoft Office dhe Windows gjithashtu do të zëvendësohen me versionet e bëra në shtëpi, tha Ermolaev.

“Ne duam që paratë e taksapaguesve dhe të ndërmarrjeve shtetërore të shpenzohen kryesisht në softuer të prodhuar në vend (rus)”, tha Nikiforov, duke shtuar se nga viti i ardhshëm, zyrtarët do të “forcojnë kontrollin e tyre” në institucionet shtetërore që nuk zgjedhin alternativat e brendshme.