MENU
klinika

Çfarë i kërkon në lidhje me Presidentin?

Pas Gjykatës Kushtetuese, Kurti i drejtohet ‘Venedikut’

02.05.2020 - 11:45

Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se dje kryeminstri ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës sa i përket mandatarit dhe shpërndarjes së Kuvendit, raporton Gazeta Express.

“Dje, me datën 1 Maj 2020, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Tutje në njoftim thuhet se opinioni i Komisionit të Venedikut lidhur me situatën e krijuar në Kosovë është vlerë substanciale për vendin dhe praktikën kushtetuese.

“Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision.Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kryeministrit.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 23 prill i kishte dërguar një letër të pazakontë kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, në të cilën kontestonte punën e Gjykatës dhe e akuzonte për joprofesionalizëm dhe anshmëri.

Kurti në letrën e tij pretendonte se Kushtetuesja nuk i ka respektuar afatet ligjore dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës Kushtetuese për rastin KO61/20 (Ankesa e deputetëve të PDK-së ndaj vendimeve të ministrit Vitia për kufizimin e masave). Përveç kësaj në letrën e tij, Kurti kishte konstatuar se Gjykata Kushtetuese me vendime të kundërligjshme ka vendosur në presion Qeverinë e Kosovës gjë që, sipas tij, është e papranueshme./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mandatoi Abdullah Hotin si kryeministër

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e Thaçit


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat