MENU
klinika

Letra e KLSH për Veliaj

“Pezullo vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar”

16.05.2020 - 12:25

Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandon kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të pezullojë vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar deri në pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale” thuhet në letrën që KLSH I ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.

Ndër të tjera KLSh kërkon që të shmangen dëmtimet e pasurisë kombëtare të parikuperueshme në të ardhmen dhe nënvizon se do të ndjekë me vëmendje këtë cështje.

Dy ditë më parë presidenti Ilir Meta depozitoi në Gjykatën Kushtetuese VKM e qeverisë e cila i kalonte në pronësi Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar. Kjo është një arsye e fortë ligjore, shprehej kreu i shtetit që nuk mund të merret asnjë vendim pa u shprehur Kushtetuesja.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!