Presidenti Xi është përballur me kritika gjatë pandemisë koronavirus pasi vendet kanë bërë thirrje për një hetim për origjinën e virusit.
Lord Patten shpjegoi se vendet duhet ta detyrojnë Kinën të mbajë përgjegjësi. Patten ishte guvernatori i fundit i Hong-Kongut nga 1992 deri në 1997. Ai ishte gjithashtu Kryetar i Partisë Konservatore nga 1990 deri në 1992.
Duke folur për Sky News, Lord Patten tha: “Gjërat shkuan mirë në Hong-Kong për 13-14 vjet pasi u larguam. Ajo që ka ndryshuar është Xi Jinping. “Xi Jinping është një lloj shumë i ndryshëm diktatori dhe ai është ai që dëshiron të eksportojë atë që ai mendon se është fuqia e Kinës.
Masa e Kinës për të fituar më shumë kontroll mbi ish-koloninë Britanike Hong Kong prek autonominë e territorit, paralajmëroi Downing Street.
Johnson tha që Qeveria është “thellësisht e shqetësuar” pasi legjislatura ceremoniale e Kinës, Kongresi Kombëtar i Popullit, miratoi një ligj të sigurisë për Hong-Kong që ka tensionuar marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në.
Ligji do të ndryshojë mini-kushtetutën e territorit, ose Ligjin Themelor, që të kërkojë nga qeveria e saj të zbatojë masat që do të vendosen më vonë nga udhëheqësit kinezë.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Boris Johnson tha në një konferencë në Westminster: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për legjislacionin e Kinës në lidhje me sigurinë kombëtare në Hong Kong.
“Ne kemi qenë shumë të qartë se legjislacioni i sigurisë rrezikon të minojë parimin e një vendi, dy sisteme. Ne kemi kontakte të ngushta me partnerët tanë ndërkombëtarë për këtë dhe Sekretari i Jashtëm foli mbrëmë me sekretarin amerikan Pompeo”, shtoi ai.
Ai shtoi: “Hapat e ndërmarrë nga qeveria kineze vendosin Deklaratën e Përbashkët nën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe dëmtojnë shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut”.
Ministrat e Jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanada dhe SHBA i kanë kërkuar Kinës të punojë me qeverinë e Hong Kongut për të gjetur një “zgjidhje reciprokisht të pranueshme që do të respektojë detyrimet ndërkombëtare të Kinës” sipas Deklaratës së Përbashkët.
Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ Konica.al