MENU
klinika

“Unë gjykoj se virusi i vërtetë ishte Virusi i Panikut”

Profesori Michael Levitt: Karantina shkaktoi më shumë vdekje sesa shpëtoi

29.05.2020 - 08:02

Mbyllja shkaktoi më shumë vdekje sesa shpëtoi, tha një shkencëtar laureat i Nobelit, pasi ai parashikoi që Mbretëria e Bashkuar do të dilte nga Covid-19 brenda disa javësh.

Michael Levitt, një profesor i Universitetit Stanford i cili e parashikoi saktë trajektoren fillestare të pandemisë, i dërgoi mesazhe profesorit Neil Ferguson në mars duke i thënë këshilltarit me ndikim në qeveri se ai e kishte mbivlerësuar numrin e mundshëm të vdekjeve me “10 ose 12 herë”.

“Ideja e profesorit të Kolegjit Imperial, një faktor kryesor në braktisjen e dukshme që qeveria britanike i bëri një politike të ashtuquajtur të imunitetit të tufës, ishte pjesë e një “virusi paniku” të panevojshëm, i cili u përhap në mesin e liderëve politikë globalë”, tha Prof. Levitt tregon për Telegrafin.

Prof Levitt, një britaniko-amerikan-izraelit që mori çmimin Nobel për kimi në 2013 tha: “Unë mendoj se karantinat nuk shpëtuan asnjë jetë. Ato do të kenë shpëtuar disa jetë në aksidente rrugore dhe të ngjashme, por dëmi social nga abuzimi në familje, divorci, alkoolizmi qe ekstrem, plus ata që nuk u mjekuan për sëmundje të tjera”.

Levitt beson se me disa rekomandime specifike, të tilla si mbajtja e maskave që nga fillimi i shpërthimit dhe miratimi i rregullave të caktuara të distancës sociale, do të kishte dhënë të njejtin rezultat në aspektin shëndetësor, por me një kosto shumë më të ulët. “Unë gjykoj se virusi i vërtetë ishte Virusi i Panikut”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bussines Insider/ Paralajmërojnë analistët

“Recesioni global është i pashmangshëm”

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!