MENU
klinika

Nga 13:00 e së premtes, deri në 17:00 të së shtunës

Protokolli i një ndeshjeje në Premier League…

13.05.2020 - 16:22

Ashtu si të gjithë, edhe Premier League po merr një seri masash drastike që ndeshjet të rinisin pa probleme. Pak a shumë është marrë shembulli gjerman nga Bundesliga. Praktikisht një ndeshje e kampionatit anglez nis që në orën 1 pasdite të së premtes, me skuadrën vendase që stërvitet në stadiumin e vet.

Të dy ekipet do të qëndrojnë në një hotel, mundësisht nga një kat secili dhe lojtarët në dhoma teke. Pak a shumë i njëjti model si në Bundesligë. Në stadium do të dezinfektohet thuajse çdo gjë. Të shtunën në 8 mëngjesit personat përgjegjës të ekipeve do të kontaktojnë me policinë se nga do të kalojnë ekipet për në stadium.

Në orën 10 do të hahet një vakt në hotel. Ndërsa në stadium në këtë orë shkojnë zyrtarët e ndeshjes, Tv dhe ata të VAR. Në përgjithësi, rreth 150 njerëz do të jenë prezent në stadium në këtë orë, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm, përfshi edhe 30 stjuartë.

Në orën 12 në stadium do të mbërrijnë oficerë policie, zjarrfikës dhe ambulanca. Policia do të ndihmojë stafin e sigurisë në sigurimin e tifozëve që të mos përpiqen të mirëpresin ekipet në stadium ose të përpiqen të shikojnë ndeshjen me dyer të mbyllura.

Në orën para orës 1 pasdite, gjithçka do të përgatitet për ardhjen e lojtarëve, përfshirë tabelën taktike, tryezën e masazhit dhe të gjithë ushqimin dhe pijet në dhomën e veshjes. Futbollistët në stadium do të vijnë me disa autobusë dhe jo me një si zakonisht. Të gjitha automjetet do të jenë dezinfektuar dhe lojtarët do të mbajnë maska ​​dhe doreza nëse duan. 130 vetë do të jenë nga të gjitha mediat.

Në total, para orës 2 pasdite do të ketë rreth 300 persona në stadium. Futbollistët do të kryejnë nxemjen dhe pastaj ndeshje. Nuk lejohet të pështysh dhe frysh hundët, arbitrat do të thërrasin kapitenët për cdo rast. Në rast goli mendohet që mos festohet me përqafim, por vetëm me takim bërrylash.

Pika e fundit që po diskutohet është për intervistat pas ndeshjes, nëse duhet apo jo. Një gjë është e sigurtë, në Angli nuk ka sport në grup deri më 1 qershor, ky ishte vendimi i kryeministrit, kështu që Premier League pritet të rifillojë pas gjysmës së dytë të qershorit.