MENU
klinika

Punonjësit thelbësorë fitojnë më pak se...

Pandemia nxori në pah pabarazinë në SHBA

10.05.2020 - 10:22

Kriza e pandemisë ka bërë që shumë njerëz të ngelen përkohësisht të papunë e të mbyllur në shtëpi. Qeveritë janë përpjekur që nëpërmjet stimulit financiar të paguajnë këto punonjës për të mos rrëshqitur në një krizë pa kthim. Por ndërkohë që shumica janë në karantinë, ka nga ata punëtorë që për shkak të punës esenciale që bëjnë, i duhet të vazhdojnë të punojnë edhe përgjatë pandemisë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjes së tyre.

Statistikat kanë nxjerr në pah se mesatarisht ky grup punëtorësh esencial, që variojnë nga shitësit e dyqaneve e deri tek punëtorët e ndërtimit, fitojnë deri në 513 dollarë në javë. Ndërkohë, personat e ngelur pa punë dhe që përfitojnë nga stimuli financiar i qeverisë amerikane fitojnë minimalisht 600 dollarë në javë.

Disa punëtorë esencial që janë të inatosur me faktin që personat e papunë në shtëpi fitojnë më shumë dollarë se ato që punojnë ende, kanë hapur një grup në faqen e Facebook ku përpiqen të organizohen duke kërkuar kështu të drejtat e tyre. Grupi quhet ‘Jepuni pagë thelbësore punëtorëve thelbësorë’.

Grupi tani ka mbi 700 anëtarë, shumë prej tyre punëtorë thelbësorë që duan që qeveria t’u japë atyre pagë rreziku – të ardhura shtesë për ata që ende punojnë gjatë krizës shëndetësore. Deri më tani, qeveria federale ka miratuar triliona në fonde të ndihmës për disa pjesë të ekonomisë, por asnjëra prej tyre nuk ka shkuar për punonjësit thelbësorë që rrezikojnë shëndetin e tyre gjatë pandemisë.

Demokratët në Senat propozuan një fond “Heroes” në fillim të prillit që do të jepte një premium shtesë prej rreth 13 $ në orë për disa punëtorë thelbësorë deri në fund të vitit 2020. Megjithatë, shanset e punëtorëve thelbësorë për të marrë pagë risku janë të pakta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokus i veçantë për punëtorët

Gati paketa stimuluese më e madhe në histori

CNN/ A mjaftojnë 7 trilion dollarë?

Fatura që do paguajë bota për të shpëtuar ekonominë