Pezullimi i sezonit të rregullt dhe kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirus ka goditur fort numrat e llogarive të shumë miliarderëve. Përjashtim nuk bëjnë as ata që zotërojnë ekipe sportive dhe aq më pak pronarët e klubeve të NBA.
Sigurisht, shumica e tyre nuk do të kenë probleme madhore, duke pasur parasysh pasurinë e tyre miliarda dollarësh. Por kush është pronari më i pasur i NBA? Sipas një vlerësimi të bërë nga Business Insider, klubi që ka pronarin më të pasur është Los Angeles Clippers.
Steve Ballmer ka një pasuri prej 51.4 miliardë dollarë, por pavarësisht kësaj, i mungon diçka: fitimi i titullit të tij të parë në NBA. Shumë i diferencuar prej tij gjendet numri 1 i Nets Brooklyn, Joseph Tsai, që ka një pasuri prej 9.7 miliardë dollarë.
Për të parë një pronar që ka fituar tituj duhet të ulemi në vendin e tretë, aty ku gjendet Micky Arison i Miami Beat. Me 7.8 miliardë dollarë pasuri, Arison ka ditur edhe si t’i menaxhojë duke dërguar ekipin e tij drejt 3 trofeve në NBA.
Vendi i katërt për një nga dy pronaret femra të klubeve të NBA. Bëhet fjalë për Ann Ëalton Kroenke që zotëron aksionet e Nuggets Denver. 70-vjeçarja ka një pasuri prej 7.8 miliardë dollarësh dhe është një ndër femrat më të pasura të botës.
Një nga pronaret më me fat është ajo e Pelicans, Gayle Benson. Vdekja e burrit të saj në vitin 2018 kaloi në duart e saj skuadrën si dhe 3.1 miliardë dollarë pasuri. Jeni kurioz të dini se ku ndodhet legjenda e këtij sporti, Michael Jordan që zotëron aksionet e Hornet Charlotte?
Gjashtë herë fituesi i titullit të NBA si lojtar zotëron 2.1 miliardë dollarë, teksa të gjithë e dijmë se si e arriti këtë: duke qenë lojtari më i mirë i historisë së basketbollit amerikan. Fantastike! Por gjendet në vend të 15-të për nga pasuria e pronarëve në NBA.
RENDITJA
15.MICHAEL JORDAN – CHARLOTTE HORNETS | 1.9 miliardi di dollari
14.ANTHONY RESSLER – ATLANTA HAWKS | 2.7 miliardi di dollari
13.MICHAEL RUBIN – PHILADELPHIA 76ERS | 2.9 miliardi di dollari
12.GLEN TAYLOR – MINNESOTA TIMBERËOLVES | 3 miliardi di dollari
11.GAYLE BENSON – NEË ORLEANS PELICANS | 3.1 miliardi di dollari
10.MARK CUBAN – DALLAS MAVERICKS | 4.1 miliardi di dollari
9.JOSHUA HARRIS – PHILADELPHIA 76ERS | 4.3 miliardi di dollari
8.TILMAN FERTITTA – HOUSTON ROCKETS | 4.8 miliardi di dollari
7.TOM GORES – DETROIT PISTONS | 5.6 miliardi di dollari
6.DAN GILBERT – CLEVELAND CAVALIERS | 6.5 miliardi di dollari
5.ROBERT PERA – MEMPHIS GRIZZLIES | 7.1 miliardi di dollari
4.ANN WALTON KROENKE – DENVER NUGGETS | 7.8 miliardi di dollari
3.MICKY ARISON – MIAMI HEAT | 7.8 miliardi di dollari
2.JOSEPH TSAI – BROOKLYN NETS | 9.7 miliardi di dollari
1.STEVE BALLMER – L.A. CLIPPERS | 51.4 miliardi di dollari