MENU
klinika

Kategoritë që ndalohen dhe rregullat

Rihapen xhamitë… por s’lejohet prekja e librave

18.05.2020 - 14:27

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë vendim në lidhje me rifillimin e aktivitetit fetar në xhamitë e vendit.

‘Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij’, shkruhet në njoftimin e bërë nga KMSH-ja.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm.

Protokolli i masave:

• Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

• Marrja e abdesit në shtëpi.

• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…

• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave.

Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll.

H. Bujar Spahiu

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me homologun gjerman

Gjiknuri fton gjermanët për aeroporte

Conte liston bizneset që do lejohet të hapen

Italia shtyn masat kufizuese deri në 3 maj