MENU
klinika

Gjesti human

Solidariteti, 6 mln dollarë për tenistët në vështirësi

06.05.2020 - 20:07

Një gjest human për t’u përshëndetur. Federatat e tenisit të vendeve ndryshme kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të ndihmuar tenistët në vështirësi. Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme të mëdha edhe në aspektin ekonomiko–financiar dhe tenisi përfaqëson padyshim një ndër sportet më të prekur.

Në këtë mënyrë, për t’iu ardhur në ndihmë pikërisht lojtarëve në nevojë, drejtuesit e federatave të ndryshme apo dhe turnetë e Grand Slam-it kanë bashkuar forcat për të mbledhur sa më shumë para, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për të zbutur sadopak një krizë të tillë.

Një grup jo i vogël tenistësh apo tenistesh i mbulon vetë të gjitha pagesat për udhëtimet nga njëri vend në tjetrin, sistemimin nëpër hotele apo dhe shpenzimet e ndryshme që nevojiten, gjatë kohës që marrin pjesë në turnetë e shumtë, që përmban kalendari vjetor i këtij sporti.

Kështu federatat e ndryshme që u bashkuan në një iniciativë të tillë janë ATP dhe WTA që organizojnë aktivitetet respektivisht për tenistët dhe tenistet, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ITF si dhe katër turnetë e Grand Slam-it, Australian Open, Roland Garros, Wimbledon dhe US Open.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Numri 1 në botë, 1 mln euro Serbisë

Djokovic, ndihmë konkrete për spitalet në Itali