MENU
klinika

Përplasje rezultatesh

Studimi australian për pacientët ‘e padukshëm’ me Covid-19

20.05.2020 - 13:46

Burimet e mundshme “të padukshme” të infektimit te asimptomatikët janë një nga pikat më pak të qarta të emergjencës Covid-19 që ka përfshirë gjithë botën. Vlerësimi i tyre është pothuajse i pamundur, por disa ekspertë kanë bërë supozime.

Një ekip shkencëtarësh australianë analizuan disa studime të kryera në Itali, Kinë dhe SHBA me qëllim zbulimin e shkallës së asimptomatikëve të prekur nga koronavirusi dhe mundësinë e transmetimit të sëmundjes nga ana e të këtyre njerëzve, të prekur nga Sars-CoV-2, edhe pa patur simptoma te sëmundjes.

Sipas AdnKronos, studiuesit nga Universiteti Bond, Universiteti i Sidney dhe Universiteti i Uellsit të Ri Jugor përzgjedhën 571 artikuj përfshirë edhe 5 studime nga tre vendet e sipërpërmendura të cilt kishin përfshirë në studimet e tyre 9.224 të sëmurë rëndë nga koronavirusi, 413 persona pozitive dhe 65 asimptomatikë.

Ekipi vëzhgoi që përqindja e këtyre rasteve (total asimptomatik) varionte nga 6 në 41%. Sipas studimit mesatarja e përqindjes së asimptomatikëve ishte 16 %.

Studimi gjithashtu analizoi shkallën e infektimit të këtyre asimptomatikëve, që rezultoi se shkalla e infektimit nga ana e tyre ishte realtivisht e ulët.

Por studime të mëparshme nuk kanë arritur në të njëjtat konkluzione. Një studim i mëparshëm kishte arritur në përfundimin se numri i asimptomatikëve është shumë i lartë. Në fund të muajit mars, Luca Foresti, nga qendra mjekësore Santagostino, kishte pohuar se numri i personave të infektuar në Itali ishte të paktën 11 milion e 200 mijë.

Njohja e numrave real të këtyre pacientëve “të padukshëm”, thonë shkencëtarët, “është thelbësore për politikë-bërësit por edhe se duhen studime të tjera për të gjëtur mesatarisht se sa është numri i përgjithshëm i asimptomatikëve.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!