MENU
klinika

"Po vë në provë strategjinë e evropianëve"

Vazhdojnë përplasjet mes Hong Kong-Kinë/ A preket Evropa?

27.05.2020 - 15:50

Përpjekjet e Kinës për të forcuar kontrollin e saj në Hong-Kong paraqesin një kërcënim për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, tha diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të përgjigjen me një mesazh “të fortë”.

Kontrolli në rritje i Kinës mbi qytetin “ndikon jo vetëm në interesat tona të drejtpërdrejta në Hong-Kong, por edhe në ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ku duhet të respektohen angazhimet ligjore dhe politike,” tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell në një letër drejtuar 27 ministrave të e jashtëm të bllokut.

BE duhet të vazhdojë “të sigurojë mesazhe të unifikuara dhe të fuqishme”, tha Borrell në letrën e datës 26 maj.

Diplomatët kryesorë të BE do të zhvillojnë një takim online të premten për të diskutuar marrëdhëniet me Kinën pas lëvizjeve të Pekinit në Hong-Kong dhe atë që shihet si një përpjekje për të kapitalizuar në pandeminë për të rritur statusin e saj global.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë, BE ka qenë nën presion të madh për të zgjedhur midis dy partnerëve të saj më të mëdhenj tregtarë, SHBA-së dhe Kinës.

“Rritja e Pekinit do të jetë një provë për ambiciet gjeopolitike të BE-së,” tha Borrell në letrën e tij. Blloku duhet të vendosë “si të sigurojë unitetin midis vendeve anëtare dhe koherencën midis politikave të BE-së, përballë rritjes së këmbënguljes dhe përpjekjeve të Kinës për të ndikuar dhe formuar opinionin publik dhe perceptimet si pjesë e strategjisë së saj më të gjerë gjeopolitike.”

BE-ja i rezistoi presionit të SHBA-së për të sulmuar Pekinin me tarifa, ose ndaluar kompanitë kineze nga rrjetet e telekomit të rajonit.

“Unë nuk mendoj se sanksionet kundër Kinës do të jenë zgjidhja për problemet tona me Kinën, të cilat janë më politike dhe të ndërlidhura me çështje strategjike,” i tha Borrell një komiteti të Parlamentit Evropian të martën në Bruksel.

Përplasja në Hong Kong mund ta vinte në provë atë strategji.

“Ne sigurisht do të duhet të reflektojmë mbi ndikimin e këtyre lëvizjeve në marrëdhëniet BE-Kinë,” tha Borrell në letrën e tij, edhe pse perspektiva e masave ndëshkuese nuk është zyrtarisht në rendin e ditës për takimin e së premtes të shefave të politikës së jashtme.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ Konica.al