MENU
klinika

Sa harxhojnë shqiptarët për elektricitet?

Wef: Familjet shpenzojnë më shumë se italianët, francezët…

13.05.2020 - 12:00

Forumi Ekonomik Botëror ka analizuar 115 shtete të ndryshme të botës sa i përket performancës së sistemeve energjetike por edhe gatishmërisë për të kaluar drejt një sistemi më të sigurtë, të qendrueshëm dhe të përballueshëm energjetik. Shqipëria është një prej vendeve të analizuara dhe vitin e kaluar, renditet në vendin e 52-të, nga vendi i 38-të i vitit të kaluar, çka bën që rënia të jetë e ndjeshme, me plot 14 pozicione.

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror ndër të tjera liston edhe vendet e ndryshme të botës sa i përket shpenzimeve familjare për energjinë elektrike në raport me shpenzimet e përgjithshme. Në këtë listë, Shqipëria figuron ne gjysmën e parë, pra ndër vendet me normën më të lartë.

Në Shqipëria, familjet shpenzojnë rreth 8.5% të portofolit të tyre të shpenzimeve totale për energjinë elektrike. Kjo normë është më e lartë se në Itali, Francë, Kroaci, Austri apo Australi. Indeksi i përgjithshëm vendos në vend të parë në nivel global Suedinë të ndjekur nga Zvicra me Finlandën.