Udhëheqësit e BE janë zotuar të mbledhin miliarda euro për të shkuar drejt luftës globale kundër koronavirusit me forca më të shumta.
Duke thënë se po mbështesin thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetit për veprim të përbashkët, udhëheqësit njoftuan nisjen e një Aksesi për Përshpejtimin e Mjeteve COVID-19, një platformë globale e bashkëpunimit për të përshpejtuar dhe shkallëzuar kërkimin, zhvillimin, hyrjen dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinës dhe trajtime të tjera terapeutike dhe diagnostikuese për shpëtimin e jetës.
Të hënën më 4 maj ata planifikojnë të mbledhin një shumë fillestare 7.5 miliardë euro në një konferencë në internet – fonde që janë vetëm fillimi i asaj që është e nevojshme për t’u marrë me COVID-19, thanë ata.
Në një deklaratë, udhëheqësit shkruan: “Nëse ne mund të krijojmë një vaksinë që prodhohet nga bota, për të gjithë botën, kjo do të jetë një e mirë publike unike globale e shekullit XXI. Së bashku me partnerët tanë, ne angazhohemi ta bëjmë atë të disponueshme, të arritshme dhe të përballueshme për të gjithë.”