MENU
klinika

Për një jetë të shëndetshme!

5 arsyet pse duhet të konsumojmë sa më shumë pataten e ëmbël

28.06.2020 - 07:21

Për një jetë të shëndetshme keni nevojë për ushqim të shëndetshëm, për këtë arsye duhet të shtoni në regjimin tuaj ushqimor pataten e ëmbël.

Ajo është e pasur me beta-karoten, i cili është një antioksidant i fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, nga dëmtimet që lidhen me kancerin dhe plakjen.

Dietologia Rolina Naço sqaron për “Shëndetin” 5 arsyet pse duhet të hani sa më shumë patate të ëmbla:

Fibra me shumicë. Patatet e ëmbla përmbajnë rreth dy herë më shumë fibra se çdo patate tjetër, të cilat ju japin energji me një ritëm të ngadaltë. Praktikisht kjo do të thotë se energjia e tyre kalorike lëshohet më ngadalë në trup.
Përmbajnë mangan: Mangani është një përbërës kyç në metabolizmin e duhur të karbohidrateve dhe mban nivelet e sheqerit në gjak të shëndetshëm.
Ka veti antiinflamatore: Patatja e ëmbël ka veti anti-inflamatore, kryesisht për shkak se përmban vitaminë C, vitaminë B6, B-karoten dhe manganët u përmendur më lart, me një efekt në inflamacion të jashtëm dhe të brendshëm. Sondazhet kanë gjetur se patatet e ëmbla reduktojnë inflamacionin në tru dhe indet nervore në të gjithë trupin pas ngrënies.
Ka veti antioksiduese: Vitaminat A dhe C të pranishme në pataten e ëmbël në sasi janë konsideruar si mjetet më efektive për të parandaluar disa lloje të kancerit .
Lëkurë më e shëndetshme. Vitamina A që gjendet tek patatet e ëmbla, ofron rezultate të mahnitshme për lëkurën.