Besimi i publikut tek Presidenti Vladimir Putin ra në një nivel të ri në maj pasi më shumë rusë thanë se ata ishin të gatshëm të dilnin në rrugë për të protestuar për rënien e standardeve të jetesës, sipas rezultateve të pavarura të një sondazhi.
Një e katërta e të anketuarve përmendën Putinin kur u pyetën për të identifikuar se cilët politikanë besojnë më shumë, tha të premten agjensia e votimit Levada.
Kjo është ulje me tre pikë përqindjeje nga muaji prill dhe më pak se gjysma e pjesës së rusëve që e përmendën atë kur Levada e shtroi pyetjen në vitin 2017.
“Rënia e ngadaltë por e vazhdueshme në miratimin e veprimtarive të Vladimir Putin është regjistruar pavarësisht nga metodologjia e anketës ose si formulohen pyetjet,” tha Levada në një njoftim për shtyp.
Anketuesi gjithashtu foli për dyfishimin e të intervistuarve të pavendosur nga 17% në janar në 33% në prill dhe maj, dhe shkaku sipas tyre është paketa e ndryshimeve kushtetuese të krijuara për të zgjatur sundimin e Putinit deri në vitin 2036, si dhe mënyrën e qeverisë për të luftuar koronavirusin.
Kombinuar me 16% të rusëve, që thanë se nuk besojnë te të gjithë politikanët, Levada tha se “gjysma e rusëve ose nuk i besojnë askujt ose nuk dinë kujt t’i besojnë fare.”
Në rezultatet e sondazhit të veçantë të publikuar të hënën, Levada tha që 28% e të anketuarve shprehen të gatshëm të marrin pjesë në protesta për rënien e standardit të jetës. Kjo është katër pikë përqindje më shumë dhe përqindja më e lartë që nga nëntori 2018, pasi Putin nënshkroi një ligj të diskutueshëm për rritjen e moshës së pensionit.
“Është shumë e papritur por megjithatë unë mendoj se është kryesisht për shkak të një rritje të madhe të pasigurisë, kërcënimit të humbjes së vendit të punës, rënies së të ardhurave, ankthit dhe paqëndrueshmërisë,” tha shefi i Levada Lev Gudkov për faqen e internetit të lajmeve të Hapur.
Levada i kreu të dy sondazhet përmes telefonit midis dates 22-24 maj.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Times/ konica.al