MENU
klinika

Deklaratat e kryeministrit polak

Amerika “heq dorë nga Gjermania dhe fituesja është… Polonia?!

15.06.2020 - 17:14

Polonia mund të përfitonte nga një tërheqje e pjesshme e trupave amerikane nga Gjermania – kjo ishte shpresa e shprehur nga kryeministri polak, kur u bë i njohur lajmi për tërheqjen e trupave. Tani Morawiecki u tërhoq.

Para vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas në Varshavë, kryeministri polak Mateusz Morawiecki theksoi se rritja e shpresuar e numrit të trupave amerikane në Poloni nuk duhet të jetë në kurriz të Gjermanisë.

“Polonia ka kohë që përpiqet të zgjerojë praninë ushtarake amerikane në territorin e saj, por nuk është qëllimi ynë ta arrijmë këtë qëllim me koston e zvogëlimit të kontigjentit amerikan në Gjermani”, tha Morawiecki për BNS, agjencinë baltike të lajmeve.

Deutschland Berlin | 75. Jahrestag Befreiung Vernichtungslager Auschwitz | Mateusz Morawiecki, Ministerpräsident Polen (Getty Images/AFP/O. Andersen)

Sipas raporteve të mediave, Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të tërheqë 9500 nga afro 34.500 ushtarët amerikanë nga Gjermania. Fillimisht nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë ose Pentagoni. Ndërkohë, megjithatë, qeveria federale është informuar për mendime të tilla. Sidoqoftë, sipas informacioneve nga Berlini, një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.

Pasi u bënë të njohura këto plane, Morawiecki i tha një radiotelevizioni polak javën e kaluar se shpresonte që disa prej ushtarëve amerikanë të transferoheshin nga Gjermania në vendin e tij. Kjo do të forconte krahun lindor të NATO-s dhe do të ndihmonte për sigurinë e gjithë Evropës.

Trump to Pull Thousands of U.S. Troops From Germany - WSJ

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz tha në Vilnius të Lituanisë, pas takimit me homologët e tij baltikë, se mendimi i përbashkët është se prania e trupave amerikane në Evropë rrit potencialin parandalues ​​dhe mbrojtës të NATO-s. “Kjo do të thotë që ne nuk besojmë se ky vendim për të zvogëluar numrin e trupave të vendosura në Gjermani do të kontribuojë në sigurinë tonë,” tha Czaputowicz.

Maas do të udhëtojë nesër në Varshavë për bisedime me Czaputowicz-in. Takimi shërben, ndër të tjera, për t’u përgatitur për Presidencën e Këshillit të BE, që fillon më 1 korrik./ DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e brendshme të aleancës

Armiku më i madh i NATO-s është vetja…