MENU
klinika

Nga asimptomatikët tek ata me simptoma

Dalja nga izolimi, lehtësohen kriteret për pacientët e infektuar, ja vendimi i fundit i OBSH

22.06.2020 - 12:15

Pacientët, të cilët rezultojnë pozitivë me COVID-19, nuk do ta kenë më të nevojshme që të kryejnë dy herë testin për të mësuar nëse e kanë kaluar apo jo sëmundjen. Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, solli në vëmendje dje vendimin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku thuhet se për asimptomatikët do të mjaftojnë vetëm 10 ditë izolim, ndërsa për ata që kanë shfaqur simptoma, dalja nga izolimi do të bëhet pas 13 ditësh.

“Lehtësohen kriteret për nxjerrjen e pacientëve nga izolimi. Vendimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkon në linjë me komunikimin e para disa ditëve, kur eksponentja shkencore e OBSH-së, Van Kerkhove, deklaroi se asimptomatikët e transmetonin ‘shumë rrallë’ virusin. Të nesërmen e deklaratës, pas ndonjë dushi të ftohtë, OBSH-ja tha se mesazhi ishte kuptuar gabim dhe u tërhoq sërish. Cilat janë ndryshimet në kriteret e reja për të dalë nga izolimi? Nuk kërkohen më dy tamponë negativë për SARS-CoV-2 për të dalë nga izolimi.

Për pacientët simptomatikë: dalja nga izolimi 10 ditë pas nisjes së simptomave, plus të paktën 3 ditë shtesë pa simptoma (pa temperaturë dhe pa simptoma respiratore). Për rastet asimptomatike: dalja nga izolimi 10 ditë pas testimit pozitiv për SARS-CoV-2″, ka bërë me dije doktori në rrjetet sociale.

EKSPERTI DASHO

Përkundrejt shifrave në rritje të infektimeve, eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, është i mendimit që me rritjen e temperaturave do të ulet ndjeshëm edhe transmetimi i virusit.

Nga ana tjetër, doktori ka parashtruar si zgjidhje deri në ardhjen e vaksinës, mbrojtjen e të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike përmes ndarjes së përkohshme, pra shkëputjen nga pjesa tjetër e familjes.

“Me siguri COVID do t’u nënshtrohet cikleve sezonale, ashtu si edhe koronaviruset e tjera. Nuk do të eliminohet plotësisht, por vera mesdhetare do ta ulë ndjeshëm transmetimin (flitet midis 30% dhe 50%). Shpesh kam hedhur idenë e ndarjes së përkohshme (deri sa të arrijë vaksina) të personave të moshuar që banojnë në të njëjtën shtëpi me familjarët. Madje, kam propozuar edhe bonus qiraje për ata të moshuar, që nuk kanë mundësi ekonomike. Mendoj se një masë e tillë ka vlerë të jashtëzakonshme për të ulur impaktin e epidemisë, sidomos në komplikacione dhe vdekshmëri”, ka shkruar doktori./PANORAMA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!