MENU
klinika

Meta zbardh takimin me Hashim Thaçin

“Dialgou me Serbinë të vazhdojë! Të tejkalojmë pasojat e Covid-19”

05.06.2020 - 12:59

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me homologun e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ilir Meta thotë se se bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë.

“Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE”, thotë gjithashtu Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se me Presidentin Thaçi kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, me qëllim tejkalimin e pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat