MENU
klinika

Në analizë merret dhe Shqipëria

EIB nxjerr raportin mbi ecurinë e sektorit bankar në Europë

15.06.2020 - 06:48

Banka Europiane e Investimeve (EIB) ka publikuar raportin më të fundit periodik për sektorin bankar në vendet e Europës qendrore dhe juglindore, ku në analizë merret edhe Shqipëria. Sipas scan, raporti i ri reflekton edhe situatën e krijuar nga Covid-19.

“Kërkesa për hua në Shqipëri rezulton nën pritshmëritë, duke rënë gjatë 6 muajve të kaluara, dhe duke rënë në territor neutral pas 2 vitesh me trendin në rritje”-thotë banka që ndër të tjera shton se; “ndërkohë që impakti i plotë i pandemisë mbetet ende i pasigurtë, huatë për familjet mund të preken negativisht nga rënia e konsumit, por se nga ana tjetër pritet një hua më e lartë për likuditet emergjent, rrjedhojë e nevojës së kompanive pas karantinës, duke u mbështetur edhe nga paketat e qeverisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive