MENU
klinika

Tenis

Federer jep lajmin e hidhur për tifozët

10.06.2020 - 13:08

Pas Australian Open, asnjë turne madhor nuk u zhvillua më pas si shkak i pandemisë, ndërsa Roger Federer lajmëroi se do të kthehej në verë pas një operacioni. Por tenisti zviceran e ka mbyllur para kohe sezonin 2020.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë me dije se nuk është në formë pas operacionit që ka kryer në shkurt të këtij viti. Për pasojë, ai do të rikthehet në fushë vitin e ardhshëm.

“Të dashur tifozë, uroj të jeni të gjithë mirë. Disa javë më parë pata një tjetër problem gjatë fazës llestare të rehabilitimit, që më detyroi të kryeja një artroskopi të shpejtë në gjurin e djathtë. Sot, ashtu si në vitin 2017, kam nevojë për më shumë pushim”, – shkruan Federer.

“Kam nevojë për kohën e mjaftueshme për të qenë 100% gati për të luajtur në nivelin tim. Do të më mungojnë fansat dhe turnetë, por duhet të shoh përpara për të qenë gati kur të nisë sezoni 2021”, – thotë zvicerani.

Pra, kur të rinisin ndeshjet e tenisit Roger Federer nuk do të jetë në fushë. Më 8 gusht, ai do të bëjë 39 vjeç dhe pritet të rikthehet në fushë në janarin e ardhshëm, para grand slam të Australian Open.