MENU
klinika

Suksesi me Eurobondin, meritë e “FED”

FT: Shqipëria përfitoi nga “pompimi” i tregjeve me dollarë

15.06.2020 - 13:04

“Tregjet në zhvillim kanë arritur të marrin rreth $83 miliardë financim nëpërmjet daljes në tregjet ndërkombëtare të borxhit që prej fillimit të muajit Prill. Kjo vjen edhe pas thirrjes së G20-ës për t`i ofruar lehtësim borxhi vendeve më të varfëra”, thuhet në një analizë të zgjeruar të Financial Times bazuar në të dhënat e Institutit Ndërkombëtar të Financës, ku në analizë merren vendet të cilat kanë dalë në tregje gjatë kësaj periudhe për të kërkuar borxh, përfshirë edhe Shqipërinë. Vendi ynë është pjesë e grupit të shteteve që cilët nuk kanë një notë investimi nga agjencitë e vlerësimit të kreditit.

Disa prej këtyre vendeve, ku përfshihet edhe Brazili, Egjipti, Paraguaji, Guatemala apo Serbia, së fundmi kanë vendosur të marrin borxh për të nxitur ekonominë e goditur nga pandemia. Kujtojmë se, Shqipëria morri m 9 qershor rreth 650 miliardë euro borxh me një kupon në 3.5% dhe yeldin në 3.625%.

Përgjigja e tregjeve dhe sidomos interesi i ofruar u vlerësua gjerësisht si sukses nga ana e qeverisë shqiptare. Por, “Financial Times” shkruan se, thuajse për të gjitha vendet që kanë dalë në tregje këto kohë, interesi ka rezultuar në mënyrë suprizuese më i ulët. Kjo mund të jetë meritë e Rezervës Federale dhe veprimit të saj për të pompuar dollarë e likuiditet ekstra në tregjet financiare globale, nëpërmjet politikave konkrete monetare, por sidomos nëpërmjet programit të lehtësimit sasior.

Ekspertët shprehen se ky veprim i bankës qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka prekur tashmë tregjet në zhvillim, grup në të cilin klasifikohet edhe Shqipëria. Gjithsesi, ekspertët shprehen se, ky ishte momenti më i mirë për këto shtete për të marrë borxh në tregje, pasi jo të gjitha vendet do të kenë kushte aq favorizuese në të ardhmen. Sipas “Financial Times”, tregjet në zhvillim kanë preferuar të marrin borxh të ri në vend që të ristrukturojnë borxhin ekzistues.