Michael Jordan vijon të mahnisë me paraqitjet e tij në publik. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë lëvizje mashtruese në parket, por për një arritje jashtë fushave. Ekuipazhi i jahtit të zotëruar prej tij, pjesë e të cilës ishte dhe Jordan, “Catch23” mori pjesë në turneu Big Rock Blue Marlin që u zhvillua në Karolinën e Veriut.
Në ditën e dytë të turneut, Jordan me shokë ka arritur të kap një peshk të llojit marlin blu që peshon plot 442.3 kilogramë. Peshku fitues i vitit të kaluar peshonte më shumë se 910 kilogramë, ndërsa kohët e fundit, peshkatarët kanë arritur të kapin peshq që peshonin nga 500 deri në 800 kilogramë.
Me daljen në treg, peshku i kapur nga ekuipazhi i Jordan u shit për 3.3 mln dollarë. Shifër tepër e majme për një sportist miliarder si Jordan dhe ndoshta edhe kjo ngjarje tregon se për ironi, leku shkon tek leku.