MENU
klinika

"Koha është për një lëvizje për ndryshim!"

Jozefina Topalli sinjalizon lëvizje të re politike: Boll më…

11.06.2020 - 16:39

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duket se ka sinjalizuar një lëvizje të re politike.

Teksa lëshon akuza të forta për draftin që është përgatitur për amnistinë fiskale, ajo e cilëson si një marrëveshje që ka bërë kasta politike e korruptuar dhe krimi.

Sipas Topallit, ky është momenti të veprohet dhe të krijohet një lëvizje për ndryshim.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera Topalli shkruan:

“Te gjitha pasurite e paligjshme te 3 dekadave, te funksionareve dhe krimit amnistohen! Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme! Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.

Mashtrimi me rindërtimin e Thumanës, Pampuri: Rama gënjen! Bën show me fatkeqësinë
Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada. Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo te bente nje ligj te tille, por as t’i kalonte neper mend po te mos kishte garancine e kryetarit te “opozites”. Per te gjithe ata qe ende nuk dijne te kuptojne logjiken e marreveshtjes se fundit, nje nder arsyet e keni ketu.

Sa here kemi thene se jane gjithe bashke.

Sa here kemi thene se kjo eshte qeveria me e keqe e ketyre 3 dekada.

Sa here kemi thene qe kjo qeveri kontrollon cdo gje, perfshire opoziten.

Ata ( 3-4 vete ) te zhytur ne korrupsion e paligjshmeri , mbajne peng nje vend.

Ata kane nje ortakeri te frikshme qe ka zhytur vendin ne depresion duke mbyllur cdo perspektive per te rinjte, dhe tani po ligjerojne vjedhjet e tyre te paimagjinueshme.

Njerezit jane te varfer dhe ekstremisht te varfer sepse jane te vjedhur.

Detyra e te rinjve eshte :- Te sfidojne korrupsionin!

Koha eshte per te vepruar.

Koha eshte per nje levizje per ndryshim.

Boll eshtr boll”, nënvizon Topalli.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!