MENU
klinika

Falja fiskale dhe prodhimi i kanabisit mjekësor

Konfindustria: Të merret miratimi i partnerëve ndërkombëtarë

28.06.2020 - 10:35

Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike, që të sigurojë domosdoshmërisht miratimin paraprak të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë për nismat ligjore të debatuara së fundmi për “faljen fiskale” dhe prodhimit të “kanabisit mjekësor”.

“Në rast të kundërt jo vetëm, që nismat në fjalë rrezikojnë të dështojnë, por edhe të prodhojnë pasoja të rënda për ekonominë, biznesin, integrimin dhe detyrimet e Shqipërisë në BE dhe strukturat euroatlantike” shkruhet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga administrator Gjergj Buxhuku.

Në deklaratë evidentohet se “nismat e njëanshme prekin edhe interesat kombëtare, në kushtet e debateve të tashme për zgjidhjen përfundimtare të cështjes së Kosovës”.

Konfindustria vlerëson, se nismat ligjore të mësipërme të ndërmarra nga ekzekutivi shqiptar, tejkalojnë ndjeshëm interesat vendore.

“Shqipëria është vendosur prej kohësh në vëzhgimin e rreptë të agencive ndërkombëtare partnere për problematikat e “parave të zeza” dhe “pastrimt të parave”. Në fillim të vitit 2020 Shqipëria u rivendos në listën gri të MoneyVal të BE-së për rrezikun në shtim të pranisë së parave të zeza, pastrimit të parave me burim nga korrupsioni, trafiqet, etj. Gjithashtu, Shqipëria është vendosur prej kohësh nga BE në listat e vendeve kryesore prodhuese dhe eksportuese të kanabisit.

Konfindustria vlereson, se nismat e mësipërme janë mjaft të ndërlikuara në shtete me institucione të dobëta si rasti i Shqipërisë. Pëgatitjet dhe zbatimi në praktikë i nismave ligjore edhe në kushtet e miratimit nga partnerët euroatlantikë, duhet të jenë mirë të menduara, sepse ndryshe rrezikohet goditje e konkurencës së ndershme të bizneseve, ligjërim i shtimit të mëtejshëm të informalitetit masiv prej pothuaj 40% të PPB të tashëm në ekonomi, fuqizim i grupeve kriminale, korrupsionit shtetëror, etj” shkruhet në deklaratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN