MENU
klinika

FOTO/ Në rezidencën e ambasadores

Një ditë pas marrëveshjes, opozita parlamentare takim me Yuri Kim

06.06.2020 - 09:21

Opozita parlamentare do të zhvillojë sot një takim në orën 10:00 me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Takimi do të zhvillohet në Rezidencën e ambasadores amerikane, ndërsa vjen një ditë pas dakordësisë për administrimin e zgjedhjeve.

Deputetët Myslym Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stoiku janë parë të mbërrijnë në rezidencën amerikane. Opozita parlamentare u dërgoi letër 2 ditë më parë ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca.

Këshilli politik arriti mbrëmë dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Palët pranuan përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!