MENU
klinika

RT/ Çfarë thotë tani Lagarde?

Nuk kanë fund parashikimet e ‘zeza’ për ekonominë e Eurozonës

20.06.2020 - 15:36

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Christine Lagarde, ka paralajmëruar një rënie të madhe ekonomike për Bashkimin Evropian, duke çuar në një rritje të papunësisë.

“Ekonomia e BE po përjeton një rënie dramatike”, u tha Lagarde udhëheqësve të BE-së gjatë një konference video, sipas Reuters.

Lagarde tha që eurozona po shkon për një “rënie të mprehtë” prej rreth 13 përqind në tremujorin e dytë dhe përsëriti parashikimin e bankës për një rënie të PBB-së prej 8.7 përqind në vitin 2020 dhe një zbritje prej 5.2 përqind në 2021.

Sipas shefit të BQE-së, ndikimi i plotë ekonomik nga pandemia nuk është reflektuar ende në tregun e punës, dhe papunësia në eurozonë me 19 vende mund të arrijë në 10 përqind.

Ajo vuri në dukje se tregjet financiare ishin relativisht të qeta për shkak të pritjeve që blloku do të vepronte për të treguar se “BE po kthehet” në veprim.

BQE tha muajin e kaluar se ndikimi ekonomik i pandemisë Covid-19 ka qenë domethënëse, duke rritur dobësitë themelore financiare të zonës së monedhës së vetme. Ai tregoi se përgjigjja e gjerë fiskale e qeverive të euros ndaj pandemisë mund të shtronte pyetje mbi aftësinë e tyre për të shlyer borxhet dhe mund të ngjallte kërcënimin e vendeve që lënë euron.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?