MENU
klinika

Ilaçet, vaksina dhe plazma…

Parashikimet dhe profecitë në lidhje me Covid

15.06.2020 - 13:33

Francesco Trotta, drejtor në Agjensinë Italiane e të Barnave, në një intervistë për gazetën italiane Il Giornale, tha është e rrezikshme të bëj parashikime për të ardhmen pikërisht sepse Covid “është një patologji e re dhe ne nuk e dimë mirë përparimin e saj. Meqenëse të gjitha vendet janë prekur për herë të parë, ne duhet të kuptojmë nga një këndvështrim epidemiologjik se si do të sillet virusi me kalimin e kohës”.

“Ende nuk kemi shumë përvojë me këtë virus dhe prandaj nuk e dimë nëse do të ketë një valë të dytë dhe as kur do të ketë.”

Kur do të jetë e disponueshme vaksina?

Komuniteti shkencor dhe kompanitë në mbarë botën janë duke punuar për të patur vaksinën anti Covid. Testet njerëzore aktualisht janë duke përfunduar. Këto teste do të përcaktojnë se cilët kandidatë për vaksinë do të përfundojnë edhe procesin klinik. Në komunitetin shkencor ekziston konsensusi që në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi rezultatet e para të qëndrueshme te njerëzit, mbi kandidatët për vaksina që aktualisht po testohen.

Cilat janë ilaçet më efektive aktualisht në luftën kundër koronavirusit?

Ilaçet në studim janë të shumta. Agjencia Italiane e Barnave ka promovuar fillimin e testeve të shumta klinike. Studimet e nisura për rreth 20 molekula të ndryshme janë duke vazhduar dhe provat aktualisht janë përqëndruar në ilaçin remdesivir. Është një antiviral që ka treguar efektivitet, megjithëse të kufizuar, në trajtimin e patologjisë infektive, përmes rezultateve të para të marra nga studimet klinike të nisura më parë. Ky medikament po vlerësohet edhe nga Agjensia Rregullatore Evropiane.

Po terapia plazmatike hiperimune?

Agjencisë Italiane të barnave iu kërkua të kontribuojë në promovimin e këtij studimi në bashkëpunim me organet e tjera kombëtare dhe strukturat territoriale. Është një protokoll i aprovuar së fundmi dhe ne jemi tani në fazën fillestare të studimit klinik. Disa dhjetëra qendra janë të përfshira në të gjithë territorin kombëtar italian. Këto janë qendra klinike dhe transfuzionesh, të cilat regjistrojnë pacientë në këtë prove. Le të përfundojë studimi dhe ne do të vlerësojmë rezultatet që do të vijnë nga kjo punë për të kuptuar nëse plazma hiperimune është një mundësi e vlefshme dhe efektive terapeutike për trajtimin e pacientëve që paraqesin infeksion Sars-Cov-2.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!