MENU
klinika

"Shqiptarët kërkojnë zgjedhje me lista të hapura"

Rama ftoi Bashën për takim, Murrizi: Këta janë bashkë vetëm për pushtet

02.06.2020 - 16:00

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur opozitës u shpreh se zgjedhjet nuk fitohen me ligjin e reformës zgjedhore apo ndryshimin e sistemit dhe shtoi se është i hapur për diskutimet që pritet që të rinisin pasditen e sotme.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se çdo ditë e më shumë shqiptarët kuptojnë se këta janë bashkë vetëm për pushtet.

Sipas Murrizit, ata ftojnë njëri-tjetrin formalisht për takime, ndërkohë që çirakët e tyre janë çdo mbasdite në Pallatin e Kongreseve për të penguar shqiptarët, që të mos zgjedhin me votë.

Ai thekson se halli i Ramës dhe Bashës është vetëm pushteti, ndërsa ai kërkon sistemin zgjedhor me lista të hapura.

Postimi i plotë:

Çdo dite e me shume Shqiptaret kuptojne se keta jane bashke vetem per pushtet.

Ftojne njeri tjetrin formalisht per takime, nderkohe qe çiraket e tyre jane çdo mbasdite ne bodrumin e pallatit te kongreseve per te penguar SHQIPTARET qe te mos ZGJEDHIN ME VOTE.

Sistemi zgjedhor thote Rama nuk te sjelle ne pushtet??????

Pra halli i Rames dhe halli i Bashes eshte vetem PUSHTETI

JO RAMA-BASHA

SISTEMI KTHEN DEMOKRACINE

SHQIPTARET DUHET TE USHTROJNE SOVRANITETIN E ZGJEDHJES SE PERFAQESUESEVE TE TYRE ME VOTE

Halli i çiftit tuaj eshte vetem pushteti, ndersa ne kerkojme ate qe kerkojne mbi 90% e SHQIPTAREVE

SISTEM ZGJEDHOR ME LISTA TE HAPURA

SHQIPTARET DUHET TE ZGJEDHIN ME VOTEN E TYRE DEPUTETET QE ATA BESOJNE

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!