MENU
klinika

Kriza nga pandemia

Referendum për Lojërat Olimpike “Paris 2024”

22.06.2020 - 11:47

Referendum për Lojërat Olimpike 2024, që do të mbahen në Paris. Kriza ekonomike globale e krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19 ka prekur rëndë sportin. Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” janë shtyrë për verën e 2021, por nga kriza e koronavirus mund të preket edhe Olimpiada e ardhshme, ajo e “Paris 2024”.

Duke parë krizën e madhe financiare, këshilltarët e Bashkisë pariziene kanë kërkuar që brenda këtij viti të kryhet një referendum për zhvillimin apo jo të Olimpiadës. Në këtë referendum do të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Parisit, për të votuar PRO ose KUNDËR Olimpiadës.

Ky referendum bëhet për të kuptuar nëse Parisi është ende një qytet i fortë ekonomikisht dhe i sigurt për të zhvilluar Olimpiadën. Një referendum që mund të përmbysë situatën, pasi në një botë të pasigurt të krijuar nga pandemia e

Covid-19 qytetarët e Parisit mund të kërkojnë të tërhiqen nga organizimi i Lojërave Olimpike të vitit 2024. IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) ka deklaruar se në rast se pandemia vijon dhe nuk ka një vaksinë, nuk do të ketë më shtyrje të Olimpiadës japoneze, por anulim përfundimtar të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojërat Olimpike 1936 në Berlin

Bota me fat, Olimpiada do bëhej vetëm në Gjermani