MENU
klinika

Këtë thonë burimet diplomatike në Bruksel

REL: Serbia i jep fund fushatës kundër pavarësisë së Kosovës

04.06.2020 - 14:00

Serbia është pajtuar që të ndalojë kampanjën kundër pavarësisë së Kosovës. Një gjë të tillë ia kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë burime diplomatike në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Gjithashtu thuhet se autoritetet e Beogradit kanë dhënë pajtimin e tyre për krijimin e një atmosfere që do t’i kontribuojë krijimit të një atmosfere për rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” ka konfirmuar një burim i lartë diplomatik në BE për REL.

Ndalja e fushatës kundër pavarësisë së Kosovës ka qenë një kërkesë e kamotshme e BE’së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Express/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat