MENU
klinika

Nga Financial Times

Edhe 15 vjet të tjera luftë me Perëndimin?!

29.06.2020 - 18:17

Vladimir Putin po propozon t’i japë vetes mundësinë e 15 viteve të tjera në detyrë.

Deri më tani, politika e jashtme e Putinit ka qenë taktike dhe jo strategjike. Presidenti i Rusisë kryeson një komb në rënie, por nuk dëshiron që  dikush tjetër të zërë vendin e tij në tryezën e çështjeve globale. Nuk ka asgjë të pazakontë.

Putin e ka ndërtuar reputacionin dhe autoritetin e tij në shtëpi me premtimin për rikthimin e prestigjit rus jashtë vendit.

Mbi të gjitha, ai ka dëshiruar të shihet si një kundërshtar i denjë për SHBA.

Kremlini ka sakrifikuar madje edhe interesat strategjike. Çmimi ka qenë pranimi i rolit të partnerit të ri në Pekin.

Kremlini këtë javë festoi 75-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik kundër nazistëve në 1945. Parada e fuqisë ushtarake të kombit nëpër rrugët e Moskës u ndoq nga një votim lidhur me ndryshimet kushtetuese që do të lejonin Putinin të qëndronte në Kremlin deri në vitin 2036.

Sidoqoftë, premtimi i Putinit nuk do të thotë asgjë për trajektoren e ardhshme të vendit.

Lideri rus i ka kaluar dy dekadat e tij të para në një luftë të zhurmshme kundër perëndimit.

Botëkuptimi i tij u formua nga lufta e ftohtë dhe poshtërimi i supozuar i Bashkimit Sovjetik nga perëndimi.  Në këtë mendësi, aleanca e udhëhequr nga SHBA-të, NATO, mbetet armiku.

Pandemia e Covid-19 e ka goditur fort Rusinë. Po ashtu edhe rënia globale e ekonomisë. Rënia e çmimit të naftës e ka përkeqësuar situatën. Revanizmi I Putin në Ukrainë dhe ndërhyrjet e tij oportuniste në Siri dhe Libi kanë filluar të duken të papërballueshme.

Për sa i përket të ardhurave nominale kombëtare, Banka Botërore E rendit Rusinë e 11-të në botë, pas kombeve si Italia, Kanada dhe Brazili.

Presidenti rus, natyrisht, mund të jetë duke kërkuar një fitore për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në SHBA. John Bolton përshkruan në librin e tij përbuzjen e presidentit për aleatët evropianë. Putin mund të jetë duke menduar, edhe që Trump do të shkatërrojë NATO-n nga brenda.

Edhe pse një mandat i dytë për Trump do të ishte jashtëzakonisht shkatërrues, Putin do të bënte realitet ëndrrat.

Pyetja që duhet të shtrojë një drejtues strateg në Moskë është pse Rusia vazhdon ta shohë aleancën si një kërcënim.

Putin do të bënte më mirë të shikonte nga lindja.

Boshti aktual Sino-Rus duket perfekt. Të dy kombet kundërshtojnë rendin global të krijuar pas luftës nga amerikanët, dhe kundërshtojnë idenë e një sistemi të bazuar në rregulla të rrënjosur në vlerat perëndimore.

Për Xi fitimet flasin vetë. Moska ofron furnizime të sigurta të naftës dhe gazit për rritjen e ekonomisë kineze.

Përpjekjet e Putin në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme janë një shpërblim, që largon vëmendjen e SHBA nga ekspansionizmi kinez në Azinë Lindore.

Përfitimet e Rusisë në një partneritet kaq të pabarabartë nuk janë aq të dukshme.

Plani i Xi për të zgjeruar rrugën e Detit të Veriut për në Evropë kërcënon interesat ruse në Arktik. Ndikimi i Kinës në Evropën Lindore dhe Qendrore do të ngjallte frikën e rrethimit strategjik.

Putin është një krijesë e KGB-së Sovjetike. Duket se është tepër vonë që ai të shpëtojë nga nostalgjia.

Por një drejtues që planifikon të mbajë pushtetin edhe për 15 vjet të tjera mund të duhet kohë për të menduar veprime strategjie. Sfidat dhe rreziqet vijnë nga Lindja e Rusisë.

Philip Stephens është redaktor i Financial Times dhe drejtor i bordit redaktues. Si komentator kryesor politik ai shkruan për çështjet globale dhe britanike.

Ai u bashkua me Financial Times në 1983 pasi punoi si korrespodent për Reuters në Bruksel dhe ka qenë redaktori i ekonomisë FT, redaktori politik dhe redaktori i botimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i fundit i hapi rrugën...

Putin, në pushtet deri kur të shkojë 84 vjeç?!

Si po përfitojnë liderët nga situata...

E gjithë bota mendon për virusin, ata mendojnë për karriget!