MENU
klinika

Detaje

Tre deputet të PD marrin nga 300$ në muaj për të jetuar me qera në Tiranë

02.06.2020 - 16:14

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, rezultojnë se përfitojnë çdo muaj rreth 300 USD, për rimbursim qiraje banese, në mënyrë të dyshimtë.

Deputetët marrin para nga Kuvendi duke pretenduar se jetojnë në banesa me qira në Tiranë, por ata kanë deklaruar se kanë qenë banorë të kryeqytetit, para se të merrnin mandatin e deputetit. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj, vetëm të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës.

Sipas këtij vendimi, deputetët me banim në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Peqin, Krujë dhe Lezhë përjashtohen nga përfitimi i rimbursimit të qirasë. Deputeti Kostaq Papa, i njohur për fjalimin e tij ofendues dhe jo etik për femrat, në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2017, kur Lulzim Basha e kandidoi për deputet, ka deklaruar se banon në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë. Edhe deputetët Fatjona Dhimitri dhe Eervis Meço, në formularët e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ në vitin 2017, kanë deklaruar se banojnë në Tiranë, pa specifikuar lagjen dhe emrin e rrugës. Dhimitri, para se të merrte mandatin, rezulton e punësuar në një universitet privat në Tiranë, sipas Shqiptarja.com.

Tre ligjvënësit duket se përfitojnë pagesën e qirasë në kundërshtim me vendimin 114/2014 mënyrën e trajtimit të deputetëve, pasi rezultojnë banorë në Tiranë para se të merrnin mandatin. Kuvendi u paguan 20 deputetëve nga 35 000 lekë në muaj pagesë për strehim në banesa me qira në Tiranë. 17 ligjvënës kanë deklaruar se kanë lindur dhe banojnë në rrethe të largëta, duke qenë formalisht në përputhje me vendimin 114/2014. Por, disa nga deputetët në fjalë, që përfitojnë pagesë për qiranë, deklarojnë si pasuri biznese, magazina, kamionë, makina luksoze, llogari të majma bankare etj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!