MENU
klinika

PE kërkon përmirësimin e marrëdhënieve

Vendet e Europës Lindore, ‘fqinjët shembullorë’ të BE-së

12.06.2020 - 15:27

BE vlerëson marrëdhëniet e mira me vendet e tjera, veçanërisht me ato që ndodhen përgjatë kufijve të saj.

Përmes një sërë iniciativash nga marrëveshjet e tregtisë së lirë deri tek partneritetet, ajo kërkon të stimulojë tregtinë dhe bashkëpunimin dhe të inkurajojë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Kjo vlen edhe për vendet përgjatë kufijve të saj lindorë.

Në fakt, vendet në Ballkanin Perëndimor mund të jenë të radhës për t’u anëtarësuar në BE. Vendet kandidate përfshijnë Malin e Zi, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë kandidatë të mundshëm.

BE gjithashtu ka krijuar Partneritetin Lindor, një kornizë për bashkëpunim midis BE-së dhe fqinjëve lindorë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën, si dhe Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë.

Përveç ndihmës së këtyre vendeve me shpërthimin e Covid-19, BE po reflekton gjithashtu se  po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet.

Përveç 3.07 miliardë eurove, të njoftuara në prill, nga burimet ekzistuese, më 15 maj, Parlamenti miratoi 3 miliardë euro kredi për të ndihmuar fqinjët e BE dhe vendet partnere të rimëkëmben nga Covid-19: Shqipëria (180 milion €), Bosnja dhe Hercegovina (250 milion €), Gjeorgjia (150 milion €), Jordania (200 milion €), Kosova (100 milion €), Moldavia (100 milion €), Mali i Zi (60 milion €), Maqedonia e Veriut (160 milion € ), Tunizia (600 milion €) dhe Ukraina (1.2 miliardë €).

Marrëdhëniet në të ardhmen

BE aktualisht po reflekton në mënyrën më të mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e saj lindorë dhe Parlamenti është i prirur të kontribuojë.

Më 17 qershor Parlamenti do të votojë një rezolutë në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor në të cilin eurodeputetët i bëjnë thirrje BE të bëjë më shumë për procesin e zgjerimit për këto vende.

Parlamenti ka qenë gjithmonë në favor të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë mundësinë të anëtarësohen në BE pasi të jenë gati. Në një rezolutë të miratuar tetorin e kaluar, Parlamenti shprehu zhgënjimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk ishin në gjendje të fillojnë bisedimet e pranimit, duke theksuar se procesi i zgjerimit ka luajtur një rol vendimtar në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Pas muajve të vonesës, në mars, Këshilli Evropian vendosi të fillojë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më 17 qershor, Parlamenti do të votojë gjithashtu për një rezolutë në lidhje me Partneritetin Lindor, i cili merret me mënyrën se si eurodeputetët duan që partneriteti të zhvillohet përpara një samiti të rëndësishëm në 18 qershor.

Në maj të vitit 2019, Komisioni Evropian nisi një konsultim për të ardhmen e Partneritetit Lindor për të ndihmuar në identifikimin e objektivave të reja të politikës.

Kjo çoi në një komunikim mbi politikën e Partneritetit Lindor, përtej vitit 2020, të miratuar nga liderët e BE-së në maj të vitit 2020. Hapi tjetër është samiti i Partneritetit Lindor, më 18 qershor 2020.

Përkthyer dhe përshtatur nga European Parliament/ konica.al