MENU
klinika

Rizgjedhja e Trump, më e mundur se kurrë...

A do të durojnë amerikanët edhe 190 ditë?

14.07.2020 - 16:27

Kurdoherë që ju kërkohet të përmendni momentin më të keq të presidencës Trump, një përgjigje është pothuajse gjithmonë e saktë: Nesër.

Është e sigurt se gjërat do të përkeqësohen.

Abuzimi i pushtetit, mosrespektimi flagrant i jetës amerikane dhe provokimet raciste, të gjitha në 72 orë.

Unë kisha shumë frikë se vendi nuk mund të mbijetonte edhe katër vjet të sulmeve të Trump. Tani, shqetësohem nëse mund të mbijetojë edhe 190 ditë.

Vendet e tjera po mbajnë nën kontroll virusin, ky vend tani përballet me një katastrofë. Disa shtete ende nuk kanë pajisje të mjaftueshme për testim dhe mbrojtje. Këtë herë, Trump nuk mund ta fajësojë Kinën.

Gati 68 përqind e amerikanëve thonë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, sipas mesatares së sondazhit të RealClearPolitics. Edhe gjysma e republikanëve thonë kështu.

Trump po heq dorë nga çdo mënyrë: nga aleatët që ndërtuan privatisht një seksion të murit kufitar në Teksas (është në rrezik të rrëzimit për shkak të erozionit), tek republikanët “RINO” madje edhe tek Fox News.

Ndërkohë, ai paralajmëron mediat kundër Bidenit. Trump supozon se gazetarët janë të shtyrë nga e njëjta gjë që e motivon atë: jo interesi kombëtar, por vlerësimet.

Ky motivim ndihmon për të shpjeguar një president i cili është kaq i shkujdesur saqë ai bën presion në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të përdorur përsëri hidroksilklorinën edhe pse është e rrezikshme;; dhe aq sa administrata e tij nuk i mbron më trupat e SHBA në misione jashtë vendit, raporton New York Times.

Disa më thonë se janë lodhur duke dëgjuar për abuzimet e Trump dhe ata nuk habiten më.

Unë e ndiej lodhjen e tyre por ne nuk mund të lejojmë që të Trump të vjedhë zgjedhjet dhe të arrijë gjithë gjërat që do. Mbijetesa jonë varet nga kjo.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al