Gjithçka që është thënë deri më tani për persekutimin e kinezëve ndaj ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë në provincën Xinjiang është përqendruar tek genocidi kulturor: kampe përqendrimi që synojnë të zhdukin gjuhën e tyre, traditat dhe mënyrat e jetës.
Kjo është mjaft mizore. Por prova të reja kanë dalë në pah se Kina gjithashtu u ka imponuar ujgurëve një formë të genocidit demografik me sterilizime të detyruara dhe masa të tjera që synojnë zvogëlimin e popullatës.
Zbulimi vjen në një raport hetues nga Associated Press dhe një raport të ri kërkimor nga studiuesi Adrian Zenz për fondacionin Jamestown.
Dëshmitë e reja tregojnë se Kina po përdor sistematikisht kontrolle shtatzënie, pajisje të detyruara intrauterine, sterilizim dhe madje abort për të zvogëluar popullsinë e ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë në Xinjiang.
Për më tepër, njerëzit me shumë fëmijë po ndëshkohen me burgim në kampe.
Sipas një sërë të dhënash të dala, të marra dhe të vërtetuara nga AP, nga 484 të burgosur të kampit të listuar në qarkun Karakax në Xinjiang, 149 ishin aty sepse kishin shumë fëmijë.
ZZenz zbuloi se autoritetet e Xinjiang kishin planifikuar në vitin 2019 që të detyronin të paktën 80 përqind të grave në moshën ideale për lindje në katër prefektura rurale jugore për operacione ndërhyrëse parandaluese të lindjes, pajisje intrauterine ose sterilizime.
Fushata për të depresionuar popullsinë Ujgure duket se po funksionon. Lindjet në rajonet kryesisht Uguriane të Hotanit dhe Kashgarit kanë rënë me më shumë se 60 përqind nga 2015 deri në 2018. Në të gjithë rajonin e Xinjiang, lindjet vazhdojnë të bien.
Zbulimet e reja e bëjnë edhe më urgjente që liderët e Kinës të japin llogari për këto mizori. Masat përfshihen në përkufizimin e gjenocidit në Konventën e vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, e cila përfshin “masa imponuese për të parandaluar lindjet brenda këtij grupi”.
Kina është nënshkruese por kundërshton juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Presidenti Trump sapo ka nënshkruar një ligj të ri të sanksioneve ndaj individëve që janë gjetur përgjegjës për abuzimet në Xinjiang.
Por, trajtimi i Uigurëve në Kinë që shtron pyetje serioze nëse Kina duhet të lejohet të jetë mikprtëse e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Pse duhet që bashkësia sportive botërore të nderojë një vend që ka kryer genocid?
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al