31.07.2020 - 16:26
Kalendari i Moto GP 2020 vazhdon të modikohet për shkak të emergjencës coronavirus. Federata ndërkombëtare dhe DORNA kanë lajmëruar anulimin e Çmimeve të Mëdha të Argjentinës, Tajlandës dhe Malajzisë, të shtyra në fillim me shpresë për t’i rikuperuar më vonë.
Situata shëndetësore e vendeve e bën të pamundur zhvillimin garave dhe organizatorët kanë vendosur t’i anulojnë. Megjithatë, ka ardhur edhe një lajmërim i rëndësishëm.
Kalendari i Moto GP, në fakt, do të pasurohet me një garë të re surprizë që do të zhvillohet në fund të sezonit, pas Çmimit të Madh të Valencias, mes 20 dhe 22 nëntorit, duke u bërë gara e fundit e sezonit. Zgjedhja e vendit do të lajmërohet 10 gushtin e ardhshëm.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Garohet vetëm në Europë
Moto GP zyrtarizon 13 gara, 4 të tjera në dilemë
Nis më 19 korrik