Këngëtarja me origjinë Dua Lipa shkaktoi “furtunë” të madhe në rrjetet sociale pas postimit të saj tw 2 ditwve mw parw, ku publikoi flamurin Autochthonous, Shqipërinë Etnike.
Ajo u kritikua dhe u sulmua nga individë dhe grupe kundër idesë së Shqipërisë së Madhe, kryesisht serbë. Dhe menjëherë këngëtarja shqiptare ka reaguar ku përmes një statusi në Instagram sqaron se postimi i saj nuk ka pasur qëllim të nxisë urrejtje, por thjesht kërkon që vendi i saj të përfshihet në hartë dhe të jetë i lirë, vend për të cilin ajo të mund të flasë me krenari.
Ajo vijon më tej se sa herë ben postime për Kosovën, bombardohet në rrjetet sociale dhe nëse është diçka që mund të ketë lidhje me ushqimin apo muzikën
“Postimi im i mëparshëm nuk u bë kurrë me qëllimin që të nxisë urrejtje. Më trishton dhe më nervozon fakti që postimi im është keqinterpretuar nga disa grupe dhe individë që promovojnë përçarje etnike, diçka që unë e refuzoj. Gjithmonë kur unë postoj për Kosovën, rrjetet e mia sociale bombardohen, edhe nëse është diçka që mund të ketë lidhje me ushqimin apo muzikën, dhe jam përballur me një rezistencë të egër ndaj një ideje për një kulturë autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të jemi krenar për etninë tonë dhe nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në hartë dhe të jem e aftë të flasë me krenari për vendin mëmë. Unë inkurajoj këdo që të përqafojë trashëgiminë e tij dhe të dëgjojë e mësojë nga të tjerët. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë. Dua X”.– shkruan kwngwtarja shqiptare ë postimin e saj.