MENU
klinika

Çfarë thuhet tjetër në raportin e BSH?

Bizneset e vogla dhe të mesme vuajnë pasojat e moskreditimit

06.07.2020 - 11:36

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2020. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit ishte më i theksuar në kategorinë e bizneseve të vogla e të mesme, si dhe në kreditë e dhëna me qëllim financimin e investimeve.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020, bankat presin një shtrëngim të mëtejshëm të standardeve të kreditimit për bizneset, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe sipas qëllimit të përdorimit të kredisë.

“Sipas gjykimit të bankave, shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset ishte derivat i perceptimit për një rrezik të shtuar, lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit, situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me kolateralin.

Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit në këtë tremujor. Në të kundërt, shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, si dhe kostot e kufizimet më të ulëta që burojnë nga pozicioni i kapitalit apo i likuiditetit të bankave, u raportuan si faktorë me ndikim lehtësues në standardet e kreditimit.” – thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë që kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve mbetën të pandryshuar nga një tremujor më parë. Megjithatë, kushtet e tjera joçmim u raportuan më të shtrënguara nga një tremujor më parë, të shprehura në reduktim të madhësisë së kredisë, kushtëzime më të larta në marrëveshjeve kredive, si dhe ulje të maturitetit maksimal të kredisë, akorduar për bizneset.

“Nga ana tjetër, komisionet më të ulëta të aplikuara në disbursimin e kredive në tremujorin e parë ndikuan në kahun lehtësues të kushteve të tjera joçmim për bizneset. Marzhet mbi kreditë normale vijojnë të raportohen më të ulëta, përkundrejt shtimit të tyre për kreditë me rrezik.” – thotë Banka e Shipërisë në raportin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj

Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve