MENU
klinika

Spanjolli bëhet gati për Ferrarin

Carlos Sainz si Schumacher, shtëpi në Maranello

29.07.2020 - 16:58

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Carlos Sainz do të jetë në drejtimin e një makine Ferrari. Por për të qënë sa më pranë skuderisë, spanjolli do të ketë edhe një shtëpi në afërsi të qendrës së kokëkuqes.

Sipas asaj që zbulon shefi i Ferrarit, John Elkann, afërsia e pilotëve me qendrën ku ndërtohet makina, mund të jetë efikase, në mënyrë që ata të jenë sa më afër inxhinierëve. Makina e re duhet të lindë me kontributin e drejtpërdrejtë të të dy pilotëve, Charls Leclerc dhe Sainz.

Një zgjedhje e njohur kjo në shtëpinë e Ferrarit, pasi e njëjta situatë ka ndodhur edhe shumë vite më parë. Në kohën kur Ferrari dominonte kampionatin, skuderia italiane siguroi vendqëndrimi për legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Zgjedhje mjaft e zgjuar që rezultoi edhe e suksesshme për kohën, me gjermanin që fitoi 5 nga 7 titujt e tij kampion. Ferrari kërkon të rikthehet te fitorja duke nisur nga gara e radhës, ajo e Britanisë më 2 gusht. Italianët i kanë bërë një start negativ edicionit, pasi në dy garat e para kanë arritur të grumbullojnë vetëm 27 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piloti pranon dominimin e Mercedes

Vettel thumbon Ferrarin: Ky është realiteti ynë!