MENU
klinika

Çështja “Çinari”

FIFA dënon Partizanin në merkato, gjobë 80 mijë euro

16.07.2020 - 10:49

Partizani tronditet nga një vendim i FIFA-s. Të kuqtë janë dënuar për të mos bërë dot merkato në këtë verë dhe dimrin e ardhshëm. Po kështu janë gjobitur edhe me 80 mijë euro. Shkak është bërë gjyqi i humbur për Erald Çinarin. Lajmin e raporton “Panorama Sport”.

Ky i fundit pati firmosur me Alaves në Spanjë para dy vitesh, pastaj u huazua tek Istra në Kroaci. Më tej firmosi me Partizanin, por kjo marrëveshje është konsideruar në shkelje të rregullave përkatëse të FIFA-s. Për pasojë, gjyqi ka vendosur kundër Partizanit. Gjithashtu, edhe vetë futbollisti shkodran është pezulluar për 4 muaj nga aktiviteti për shkak të firmave të hedhura në kontratë.

Një rast që dëshmon mungesën e profesionalizmit te një klubi si Partizani, me një staf të gjerë, si asnjë tjetër në Shqipëri. Klubi i kuq do t’i apelojë këto vendime dhe po përgatit dosjen për në KAS. Si fillim do të kërkohet pezullimin i efekteve të vendimit, që do të thotë zhbllokimin e merkatos, me të gjitha gjasat, në muajin gusht.

Sipas klubit të Partizanit, në vendimin e arsyetuar të FIFA-s është shtrembëruar komplet realiteti i fakteve. Në klubin e kuq janë të bindur se kjo çështje do të fitohet, sepse Partizani në këtë histori nuk ka gisht dhe thjesht ka paguar për blerjen e kartonit të Çinarit dhe nuk është i përfshirë në transferimet e mëparshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN