MENU
klinika

Thomas Strakosha për rekord

Historike, një shqiptar më i aktivizuari në Serie A

30.07.2020 - 13:09

Legjionarët shqiptarë nga sezoni në sezon po lënë gjurmë në Serie A. Por kur mbetet edhe 1 ndeshje nga fundi i kampionatit italian, portieri Thomas Strakosha vendos një rekord. Plot 37 ndeshje të luajtura në këtë sezon me fanellën e Lazios në Serie, kur vetëm homologu i Udineses, Musso, ka të njëjtin numër.

Plot 3330 minuta për gardianin e kombëtares shqiptare në elitën e futbollit italian. Një shqiptar kurrë më parë nuk kishte luajtur një numër kaq të madh ndeshjesh në 5 ligat kryesore evropiane.

Strakosha pritet të luajë titullar edhe në ndeshjen e fundit në Napoli, duke kompletuar kështu 38 takime në Serie A. Edhe lojtarë të tjerë të Lacios janë në listën e 25 lojtarëve më të aktivizuar, çka tregon vështirësinë e kryeqytetasve për të gjetur alternativa.

Në vendin e 13 renditet Francesco Acerbi me 3103 minuta në 35 ndeshje, i 15-ti Immobile me 3087 minuta në 36 ndeshje, i 21-ti është Luis Alberto me 3032 minuta në 35 ndeshje dhe i 24-ti renditet Milinkoviç-Saviç me 2950 minuta në 36 ndeshje. Nga shqiptarët e tjerë të Serie A më mirë renditet Gjimshiti dhe Berisha, pastaj vjen Kumbulla, Hysaj dhe në fund Dermaku.