MENU
klinika

Ekipet kampionë që bënë më mirë

Juventus me 9 tituj radhazi nuk është rekord

27.07.2020 - 20:39

Mbrëmë Juventus mori titullin e nëntë radhazi dhe sa u përket ligave kryesore europiane vendosi një rekord, duke kaluar pikërisht Bayern Munchen, që këtë viti u shpall kampion për herë të tetë radhazi.

Por në Europë dhe në botë ka skuadra që kanë bërë më mirë se sa bardhezinjtë me rekordet e tyre që do të duan kohë për t’u thyer dhe ndoshta kjo Juve thuajse do ta ketë të pamundur.

Rekordi në kontinentin tonë është me 14 tituj radhazi. Skonto në Letoni dhe Lincoln në Gjibraltar janë dy skuadrat të cilat kanë arritur 14 suksese radhazi në kampionatin përkatës. Pas tyre është BATE në Bjellorusi dhe Rosenborg në Norvegji, të dy të ndalur në kuotën e 13 titujve.

Ndërkohë, rekordi botëror i përket një skuadre të panjohur, Tafea, në Vanatu, ishull në Oqeanin Paqesor. Ajo ka fituar 15 tituj kampion radhazi nga viti 1994, deri në vitin 2009.

Por nëse në listë futet edhe futbolli i femrave, atëherë Juventusi duhet të heqë dorë nga ndjekja e rekordit, pasi praktikisht do të jetë e pamundur ta arrijë. Sparta Praga, mes Çekosllovakisë dhe Republikës Çeke, ka festuar 32 tituj kampion radhazi me ekipin e femrave. Ky rekord është unik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bastet e favorizojnë për titullin nr.10

Shifrat e Juves kampione, sa Inter e Milan bashkë