MENU
klinika

Dominojnë anglezët

Markat më të vlefshme në futboll, prin Real Madrid

29.07.2020 - 13:37

Real Madrid është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë. Sipas raportit të fundit të përgatitur nga Brand Finance, vlera e markës Real Madrid është ulur me 13.8% në 1 miliardë e 419 milionë euro, por ajo gjithsesi ruajti pozicionin e saj si marka më e madhe. I pari në industrinë e futbollit ndiqet nga afër nga Barcelona dhe Manchester United.

Dy spanjolle në krye nuk ndodhte në dekadën e fundit, ndërsa 15 vite më parë ishin anglezët që dominonin. Sipas ekspertëve dy klubet gjigante spanjolle po bashkëpunojnë me ndërmarrje fillestare të orientuara nga teknologjia. Real Madrid dhe Barcelona po përfitojnë gjithashtu nga rrjetet sociale, ku numri i ndjekësve rritet nga dita në ditë.

Barcelona kushton vetëm 6 milionë më pak se Real Madrid. Barça ka pasur probleme të brendshme politike, por është në rrugën e duhur për t’u bërë klubi i parë në Evropë që arrin qëllimin prej një miliardë eurosh të ardhura vjetore.

Klubi blaugrana gjithashtu ka demonstruar gatishmërinë e tij për të përqafuar konceptet e Inovacionit dhe planet e për të siguruar fonde investimesh për projekte sportive dhe teknologjike në të gjithë botën. Si pjesë e programit të zhvillimit të stadiumit të ardhshëm që do të zëvendësojë Camp Nou aktual, Barça shpreson të shesë emrin me qëllimin për të siguruar më shumë se 200 milionë euro.

Pas dy spanjolleve renditen 3 klube angleze, Manchester United, Liverpool dhe Manchester City, me këtë të fundit që nuk ishte as në 20 para një dekade. Dominimi anglez ndërpritet nga Bayern Munchen në vendin e gjashtë dhe PSG në vendin e shtatë, për të vijuar me Chelsean, Tottenham dhe Arsenal, që mbyllin 10 klubet më të vlefshme të futbollit në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbret nga froni Manchester City

10 klubet më të pasura të futbollit