Fabio Quartararo është bërë piloti i parë francez që fiton një Çmim të Madh të Moto GP që nga viti 1999, pasi triumfoi në garën e parë të këtij sezoni, atë të Jerez. 21-vjeçari i Petronas Yamaha mori maksimumin nga motorri i tij dhe duke përfituar edhe nga një aksident i kampionit të botës, Marc Marquez.
Spanjolli i Hondës fluturoi nga motorri i tij në xhiron e 20-të, duke pësuar thyerje të krahut të tij të djathtë. Një dëmtim që sjell probleme për Marquez, i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni të detyrueshëm, me rikuperimin që do të jetë i vështirë për të ndodhur shpejt. Në këtë mënyrë, mungesa në garën e kësaj të diele është thuajse e sigurtë, me rivalët që fërkojnë duart tashmë.
Por pavarësisht kësaj, Marquez mban kreun për rrogën e majme në këtë kampionat të Moto GP. 27-vjeçari ka një pagë neto prej 15 milionë eurosh dhe nga kontrata me Hondën, e cila skadon pas 4 vitesh ai pritet të përfitojë rreth 60 milionë euro.
Shumë i distancuar me Marquez ndodhet legjenda e Moto GP, Valentino Rossi. Doktorri përfiton vetëm 7 milionë euro në vit nga kontrata me Yamaha që skadon në fundin e këtij edicioni. Vetëm i treti, Andrea Dovizioso i Ducatit që fiton 6 mln euro, ndërkohë që fituesi i garës së parë të edicionit, Fabio Quartararo merr vetëm 1.5 mln euro nga kontrata me Petronas.